Reagojnë organizatat e ish-UÇK-së, Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reagojnë organizatat e ish-UÇK-së, Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj (VIDEO)

NULL NULL
27/05/2015

Ndaj vendimit për dënimin e “Grupit Drenica” kanë reaguar edhe bashkëluftëtarët e dikurshëm të këtij grupi.

Gjykata Themelore në veri të Mitrovicës  ndau 65 vite burg për ish-udhëheqësit e UÇK’së.

Nga ky dënim i rëndë më së shumti burg do të vuajnë Sami Lushtaku dhe Sylejman Selimi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në profilin e tij në Facebook ka vendosur një foto te Sylejman Selimit, me mbishkrimin: “Me ty, Komandant”, duke e forcuar edhe me fjalët: ”Një grusht që s’na rr’zon, veç çka na forcon!”, dhe: “Për ditë e më shumë jam UÇK”, transmeton Klan Kosova.

Vendimin e sotëm të gjyqtarëve të EULEX-it, Rexhep Selimi e cilësoi si padrejtësi ndaj luftës se UÇK-së.

Hiç më lehtë nuk e ka pritur këtë lajm as njëri nga pjesëtarët e hershëm të UÇK-së, Daut Haradinaj, i cili tha se “do t’u qëndrojë parimeve te përbashkëta deri ne vdekje”.

Edhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë kundërshtuar vendimet ndaj bashkëluftëtarëve në rastet “Drenica 1” dhe “Drenica 2”,duke thënë se këto vendime dëshmojnë se janë të orkestruara nga Beogradi.

Kronikë nga Florent Zeqaj.

klankosova.tv