Reagimi prekës i Ronaldos për vdekjen e shokut Diogo NULL NULL 03.07.2025 12:36 03.07.2025 12:36 Cristiano Ronaldo ka mbetur i shokuar pas vdekjes tragjike të shokut të kombëtarës portugeze, Diogo Jota. 28-vjeçari ndërroi jetë mbrëmë së bashku me vëllain e tij, Andre Silva pas një aksidenti të tmerrshëm trafiku, që ndodhi në Spanjë. Në reagimin prekës të CR7, shprehu dhimbjen dhe mërzinë që po e ndien pas ikjes së parakohshme të yllit të Liverpoolit nga kjo botë. “Nuk ka kuptim. Vetëm pak kohë më parë ishim bashkë në ekipin kombëtar dhe pastaj ti u martove. Familjes tënde, gruas dhe fëmijëve të tu, u dërgoj ngushëllimet e mia dhe ju uroj gjithë forcën e botës. E di që do të jesh gjithmonë me ta. Pushoni në paqe, Diogo dhe André. Do të na mungosh të gjithëve”, shkroi fituesi i tetëfishtë të “Topit të artë” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 2 days