Reagimi i Rusisë pasi Kosova ia shpalli “non-grata” dy zyrtarë: Provokim i qëllimshëm NULL NULL 24.10.2021 11:27 24.10.2021 11:27 Rusia ka reaguar nëpërmjet Ministrisë së saj të Jashtme për vendimin e Kosovës që të shpallën non-grata dy zyrtarë të saj. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zaharova, tha të shtunën se ky vendim nuk do të ketë pasoja për statusin juridik të tyre. “Ne supozojmë ky hap i administratës së Prishtinës nuk do të ketë asnjë pasojë për statusin juridik të diplomatëve të përmendur rusë”. Ajo e quajti “provokim të qëllimshëm” këtë vendim, dhe në favor të, siç shtoi, projektit perëndimor të Qeverisë së Kosovës, e cila sipas saj po ndjek një politikë agresive të drejtuar kundër Rusisë dhe rolit të saj konstruktiv në Ballkan. “I bëjmë thirrje UNMIK-ut dhe forcave ndërkombëtare në Kosovë, në kuadër të kompetencave të tyre në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të garantojnë sigurinë dhe kushtet e nevojshme për punën normale të personelit të zyrës ruse në Prishtinë. Ne presim garanci të duhura me shkrim nga administrata e OKB-së”. Zaharova tha se zyrtarët e dëbuar janë akredituar nga UNMIK-u. Rusia i bëri thirrje misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK dhe forcave paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO, që të reagojnë. Të premtën, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka njoftuar se gjatë kësaj jave kishte kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që t’i shpallte “non grata” dy zyrtarë të Rusisë që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë. Osmani tha se aktiviteti i tyre e ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. “Këtë javë kam kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, t‘i shpallë persona non grata dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 17 minuta më parë