Reagime mbështetëse për Rashiqin (VIDEO)

Reagime mbështetëse për Rashiqin (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 6 days më parë

Pas sulmit ndaj djalit të politikanit serb Nenad Rashiq, e që u cilësua se ndodhi për motive politike, reagimet nuk munguan.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, këtë ngjarje e quajti të papranueshme, derisa bëri edhe thirrje që rasti të hetohet.

Për sulmin që ndodhi në fshatin Llapnasellë të Graçanicës, reagime patën edhe shërbyesit e shteteve të tjera në Kosovë.

Amasadori i Britanisë së madhe, Nicholas Abbott, i kërkoi personalisht policisë që ta hetojë shpejt këtë incident dhe të gjejë ata që nxitën dhe morën pjesë në të.

Derisa, ambasadori i Italisë, Nicola Orlando, këtë ngjarje e quajti sulm ndaj demokracisë.

Fjalë më të ashpra ndaj atyre që e rrahën djalin e politikanit serb, pati Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, i cili tha se ata që e bënë këtë vepër nuk janë serbë, por janë çnjerëzorë.

Derisa politikanes serbe, Rada Trajkoviq, te ky sulm përshtypje i bëri mosreagimi i qytetarëve të tjerë që ishin prezentë kur ngjarja ndodhi.