RB Leipzig fiton ndaj Young Boys në Champions Leauge NULL NULL 19.09.2023 21:07 19.09.2023 21:07 Skuadra e RB Leipzigut ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Young Boys. Golin e parë në ndeshje e shënoi Mohamed Simakan në minutën e tretë të ndeshjes pas një asistimi nga David Raum. Ndërsa Young Boys barazoi shifrat në 1-1 me Mechak Elia në minutën e 33 të takimit. Xaver Schlager i Leipzigut shënoi për 2-1 në minutën e 73 pas një asistimi nga Kevin Kampl. Golin e fundit në ndeshje për mysafirët e shënoi Benjamin Sesko në minutën e 92. Aktualisht RB Lepzig ka tre pikë dhe është në vendin e parë në grupin G, në kuadër të Ligës së Kampionëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.