Rayo Vallecano – Celta Vigo përballja e vetme sonte në “LaLiga” NULL NULL 10.01.2025 19:36 10.01.2025 19:36 Kanë vetëm dy pikë dallim në renditjen tabelare. Futbollistët e Rayo Vallecanos synojnë sonte të fitojnë para tifozëve të tyre ndaj Celta Vigos, skuadër kjo e cila zë vendin e 11-të me 24 pikë, karashi vendasëve të këtij dueli që renditen të 12-tit, njofton Klankosova.tv. Rayo në këtë ballafqim hyn pas tri barazimeve radhazi, kurse “Los Celestes” në po aq ndeshje, morën dy fitore e një humbje. Kjo përballje që është e vetmja për ditën e sotme në “LaLiga”, fillon në orën 21:00 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport 2 të platformës gjigante, Art Motion. Komentator, Andi Shabani! Kampionati elitar i futbollit në Spanjë, transmetohet ekskluzivisht në Art Motion *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.