Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Asencio, është dënuar pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në Ishujt Kanarie.
23-vjeçari kishte 1.9 promil alkool në gjak, ndërsa kufiri i lejuar në Spanjë është 0.5.
Për këtë rast, Asencio është dënuar me 14,400 euro gjobë dhe i është pezulluar patenta për tetë muaj.
Problemet e tij me drejtësinë nuk përfundojnë këtu.
Më 4 dhe 7 shtator pritet të vazhdojë gjyqi ndaj tij dhe tre ish-lojtarëve të akademisë së Real Madridit, në një çështje që lidhet me materiale seksuale me të mitur.