Ratifikohet marrëveshja për lëvizjen me letërnjoftim mes Kosovës dhe Bosnjës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ratifikohet marrëveshja për lëvizjen me letërnjoftim mes Kosovës dhe Bosnjës

NULL NULL
23.02.2023 13:08

Me 83 vota pro, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë ratifikuar marrëveshjen e lëvizjes në qytetarëve të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Marrëveshja në fjalë është derivat i Procesit të Berlinit, që u nënshkrua në kryeqytetin gjerman.

Bazuar në këtë qytetarët e dyja vendeve do t’iu mundësohet lëvizja vetëm me letërnjoftim.

Në prezantimin e marrëveshje, kryeministri Albin Kurti, tha mes dyja vendeve do të krijohen lidhje të reja.

“Në këtë mënyrë Prishtina dhe Sarajeva krijojnë një urë të re institucionale dhe sidomos qytetare”, tha Kurti.

Tani mbetet të shihet nëse marrëveshja do të ratifikohet edhe nga Bosnja dhe Hercegovina/ Klankosova.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.