21:37, 21 Maj 2020

Senati Amerikan e ka konfirmuar emërimin e Kongresistit republikan, John Ratcliffe, si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së.

Ratcliffe u miratua në këtë detyrë me 49 vota pro dhe 44 vota kundër, njofton Klan Kosova.

Si rezultat John Ratcliffe tashmë zyrtarisht zëvendëson Richard Grenell, të cilin Presidenti amerikan Donald Trump e kishte emëruar ushtrues detyre të kësaj pozite.

Por, vetë Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell pati thënë përmes një postimi në Twitter, se nuk do të jetë për një kohë të gjatë në atë post.

Lidhur me zyrtarizimin e John Ratcliffe në këtë pozitë, reagoi përsëri Richard Grenell, duke e uruar atë se do jetë Drejtori më i mirë ndonjëherë i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së.

Konkurs Pune

Lexo më shumë