Rasti tragjik i të riut në Gjakovë, këto janë detajet e fundit NULL NULL 06.07.2025 11:13 06.07.2025 11:13 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Gjakovë. Një i ri dyshohet se ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një fabrikë të tullave atje. Viktima ishte dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në Gjakovë fillimisht, ku më pas u transferua në QKUK. Ai vdiq në orët e para të së dielës. Policia ka dhënë detaje të reja për ngjarjen e rëndë. “Mbrëmë është intervistuar një dëshmitar lidhur me rastin në fjalë. Deri në këtë fazë të hetimeve, nuk është arrestuar asnjë person. Hetuesit, në bashkëpunim me prokurorin kujdestar, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet hetimore të nevojshme”, deklaroi për Klankosova.tv zëdhënësja rajonale e policisë Vlera Krasniqi. Për rastin në fjalë Klan Kosova ka raportuar edhe pak më herët. I riu në Gjakovë vdiq pasi u lëndua rëndë në një fabrikë të tullave *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 23 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day