Rasti Shala, dëshmitarja thotë se burri i saj kishte probleme shëndetësore e trauma shkaku i torturave në fabrikën e hekurit NULL NULL 29.03.2023 14:46 29.03.2023 14:46 Rasti Shala Gjykimi ndaj Pjetër Shalës në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitares së dytë të mbrojtur me kodin 6, e cila e kishte filluar dëshminë të martën. Ajo deklaroi se bashkëshorti i saj kishte pasur probleme të shumta shëndetësore dhe trauma, si rezultat i torturave në fabrikën e hekurit në Kukës. “Si i dilte gjumi thoshte ku jemi dhe më thoshte bimi djemtë t’i shoh, unë i thoja që djemtë janë ne punë s’munden me ardhë, pyetke ku jemi, unë i thoja jemi në shpi tonë. Për, disa ditë e kanë përcjellë këto”, tha ajo. Këto deklarime, dëshmitarja 6 i bëri duke u përgjigjur në pyetje të mbrojtësit të viktimave, Simon Laws. Tutje, dëshmitarja shtoi se ishin nën përcjellje gjatë tërë kohës nga njerëz që kishin bërë krime dhe jo nga pjesëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ajo tha se ishin të përcjellur nga frika se mos po jepnin deklarata tek organet e drejtësisë. Gjithashtu, dëshmitarja shtoi se vajzat e tyre ishin të detyruara ta ndërpresin shkollimin si rezultat i frikës nga përcjellja që po iu bëhej. /EO *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024