20:10, 2 Korrik 2020

Nëse Nezir Mehmetajt i konfirmohet aktakuza për krime lufte, procesi gjyqësor në Beograd do të jetë një lloj sekreti shtetëror.

Avokati i ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sead Spahoviq thotë se seancat e këtij gjykimi do të jenë të mbyllura, njofton Klan Kosova.

Ai thotë se ende nuk e kanë aktakuzën, por e din përmbajtjen për klientin e tij të cilin policia serbe e arrestoi në Janar pikën kufitare Merdare , derisa po e dërgonte nënën e tij për shërim në Nish.

Mehmetaj nga një fshat i Klinës e që jeton në Zvicër, sipas avokatit ka rënë në duar të Prokurorisë për krime lufte në Beograd, që Spahoviq e quan të rrezikshme.

Kronikë nga Besnik Tahiri.

Konkurs Pune

Lexo më shumë