Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rasti i vetëvrasjes së adoleshentit për shkak të Chatbot-it, avokatët e zhvilluesve duan që çështja të rrëzohet

NULL NULL
24.05.2025 14:27

Një gjyqtar federal në SHBA ka vendosur të lejojë që një padi për ‘vdekje të padrejtë’ kundër kompanisë së inteligjencës artificiale Character.AI të vazhdojë, pasi një adoleshent kreu vetëvrasje.

Padia u ngrit nga një nënë nga Florida, e cila pretendon se djali i saj 14-vjeçar, Sewell Setzer III, është viktimë e njërit prej chatbot-eve të kompanisë , gjë që e ka përfshirë atë në atë që ajo e përshkroi si një marrëdhënie abuzive emocionale dhe seksuale që çoi në vetëvrasje.

Padia pretendon se në muajt e fundit të jetës së tij, Setzer u izolua gjithnjë e më shumë nga realiteti, ndërsa kalonte kohë duke u angazhuar në biseda sugjestive seksuale me robotin, i cili imitonte një personazh imagjinar nga seriali televiziv “Game of Thrones”.

Kompania u përpoq të argumentonte se mbrohej nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës së SHBA-së, i cili mbron liritë themelore të amerikanëve, përfshirë lirinë e fjalës .

Avokatët e zhvilluesve duan që çështja të rrëzohet sepse argumentojnë se chatbot-et meritojnë mbrojtje nga Amendamenti i Parë dhe se një vendim i kundërt mund të ketë një “ efekt frenues” në industrinë e inteligjencës artificiale. / Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.