Rasti i vdekjes së Jeton Temajt: Dëshmitarët mohojnë se e ndryshuan historinë për para (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rasti i vdekjes së Jeton Temajt: Dëshmitarët mohojnë se e ndryshuan historinë për para (VIDEO)

NULL NULL
nga Kiks Kosova 01.03.2023 22:30
Deshmitarët Jeton Temaj

Në natën e 27 majit të vitit 2022, Ukë Zykolli po kthehej nga puna, kur pa me sytë e tij historinë e vdekjes së Jeton Temajt.

Uka është një nga të paktët, për të cilin nëna e Jetonit, Kumrija beson se e di të vërtetën e humbjes se birit të saj, por që nuk po flasin pasi Gëzim Temaj, mendon ajo, se ua bleu heshtjen.

Këtë ujdinë që sipas saj e bëri Uka me Gëzimin e mohon, Brahim Zykolli i cili është i ati i Ukës.

Ai i ka thënë KIKS-it se e vërteta është se Jetoni u rrëzua nga vetuara në natën kritike, për çka pretendon ta ketë parë edhe vetë. Zykolli nuk pranon pretendimet e nënës së viktimës, se Gëzim Temaj, u dha të holla për ta ndryshuar të vërtetën e historisë.

I njëjti për KIKS-in, ka deklaruar se i biri i tij Uka është në gjendje të rëndë psikologjike.

Takimin me Gëzim Temajn e ka mohuar edhe vet Uka, i cili i ka telefonuar ekipin e Kiksit menjëherë posa ka kuptuar se e kanë kërkuar.

Ai tha se nuk kishte marrë asnjë ofertë nga askush për të fshehur rastin e Jeton Temajt. Të vërteten ose jo të blerjes së heshtjes, KIKS-i e ka kërkuar edhe nga Gëzim Temajt. Gëzimi që atë ditë nuk ishte në shtëpi, përmes telefonit mohoi të jetë përfshirë në pazare të tilla.

Kumrija e akuzon atë edhe për kanosje, madje për këtë ka hapur edhe një rast në Policinë e Kosovës, por Gëzimi thotë se një kërcenim i tillë nuk ndodhi asnjëherë. Ai e arsyeton veprimin e saj me gjendjen e rënduar emocionale që është duke kaluar, pas humbjes së djalit.

Policia e rajonit të Pejës, ka konfirmuar faktin se Kumrija kishte hapur rast ndaj Gëzim Temajn për kanosje, porse policia nuk kishte gjetur elemente të veprës penale në këtë raportim.

Një tjetër dëshmitar që Kumrija pretendon se i tha që i biri i saj e pësoj për fajin e tij është, Behar Temaj.

I kontaktuar nga Kiksi, Behari ka refuzuar të flasë, madje sapo ka dëgjuar pyetjen e gazetares, ai ka ndërprerë telefonin.

Dhe pas kësaj telefonin i tij ka qenë i paqasshëm për thirrjet e KIKS-it.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS