Lajmet e fundit

Sulmuesi që sot qëlloi me armë gjahu dhe plagosi të paktën 11 persona pranë një shkolle të mesme në Turqi është arrestuar.
Bashkë me të, janë arrestuar edhe prindërit dhe gjyshi i tij, konfirmoi ministri turk i Drejtësisë, Akın Gürlek.
Mediat turke raportuan se autori është një nxënës 15-vjeçar, ndonëse mosha e tij nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Ngjarja ndodhi të martën, rreth orës 08:00 sipas kohës lokale, pranë Shkollës së Mesme Teknike dhe Profesionale “İnci Üzmez”, në provincën perëndimore turke të Manisës.
Sipas mediave lokale, dy prej të plagosurve u dërguan në spital në gjendje kritike.
Pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara në internet, tregojnë një person duke mbajtur një armë zjarri në rrugën pranë shkollës. Në pamje të tjera, ai duket teksa largohet nga vendi i ngjarjes, ende i armatosur.
Motivi i sulmit nuk është bërë ende i qartë.