18:44, 2 Prill 2020

Rasti i parë me koronavirus në Kosovë u shënua me datën 13 mars.

I infektuar i parë me Covid 19-të ishte një burrë 77-vjeçar nga Stublla e Vitisë.

Ai kishte ardhur nga Italia në Kosovë.

Vitiasi tani është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Këtë për Klan Kosovën e ka konfirmuar nipi Nikollë Martini.

“Gjyshi është shumë mirë. Është ende në Infektiv. Po shpresojmë të lirohet së shpejti”.

“Normal është shëruar. Por janë duke e testuar ende. Për ata po qëndron ende në infektiv për ta siguruar shërimin e tij”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë