Rasti i parë i Omicron në SHBA nxit alarm global për këtë variant NULL NULL 02.12.2021 10:31 02.12.2021 10:31 Frika për ndikimin e variantit Omicron të COVID-19 u rrit të enjten pasi është raportuar rasti i parë me këtë variant në SHBA dhe Banka Qendrore në Japoni ka paralajmëruar për ‘dhimbje’ ekonomike ndërsa shtetet do të përgjigjen me masa më të ashpra kufizuese. Rasti i parë në SHBA që u infektua me variantin e ri të koronavirusit është një person i vaksinuar plotësisht në Kaliforni, i cili u kthye në SHBA nga Afrika e Jugut më 22 nëntor, derisa rezultoi pozitiv shtatë ditë më vonë. Presidenti amerikan Joe Biden është duke punuar për strategjinë e SHBA-së për ta luftuar COVID-19 këtë dimër, derisa disa burime i kanë thënë Reuters se masa kufizuese për mbajtjen e maskës do të vazhdojë deri në mes të muajit mars. Sipas të njëjtave burime Shtëpia e Bardhë po ashtu planifikon që të marrë edhe rregulla më të ashpra testimi për vizitorët e huaj, transmeton Klankosova.tv. Linjave ajrore në SHBA i është kërkuar që të dorëzojnë emrat e pasagjerëve që arrijnë nga zona të ndryshme të Afrikës së Jugut, që është goditur nga Omicroni, sipas udhëzimeve nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Akoma nuk dihet shumë për variantin Omicron i cili për herë të parë u zbulua më 8 nëntor në Afrikë të Jugut dhe tashmë është përhapur në disa vende. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kostoja e e urës së re të Baltimores mund të kushtojë 400 milionë dollarë, thonë ekspertët 31 minuta më parë
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 35 minuta më parë