Rasti i Drenasit: Polici dhe mësuesi nga paraburgimi në arrest shtëpiak NULL NULL 02.05.2019 23:21 02.05.2019 23:21 Dy të dyshuarve në rastin e vajzës së dhunuar nga Drenasi, policit Vesel Veseli dhe mësuesit Shkëlzen Xhekaj, u është ndërruar masa ndëshkimore. Nga paraburgimi ata të dy janë dërguar në arrest shtëpiak. Lajmin për klankosova.tv e konfirmoi Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka. “Sot iu është ndërruar masa e paraburgimit policit dhe mësuesit që dyshohet se janë të përfshirë në rastin e 16 vjeçares në Drenas”. “Atyre masa e paraburgimit iu është zëvendësuar me masën e arresit shtëpiak”, tha Beka për klankosova.tv. Vajza nga Drenasi me inicialet A.G dyshohet se fillimisht u dhunua nga mësuesi saj e më pas edhe nga një polic. Dy abuzuesë, dy aborte dhe kërcënime për vrasje – rrëfehet vajza nga Drenasi *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendësministri Ahmeti takohet me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë, flasin për thellimin e bashkëpunimit 7 minuta më parë
Kosova Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera 14 minuta më parë