Rasti i dhunimit të 9-vjeçares, Prokuroria ka prova të mjaftueshme se është kryer vepra NULL NULL 04.11.2024 20:54 04.11.2024 20:54 Foto ilustruese e një veture të policisë Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielen në Pejë. Atje dyshohet se një vajzë e mitur e moshës 9-vjeçare është dhunuar nga një 26-vjeçar i cili është arrestuar nga policia. Ndaj tij sot prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, derisa nesër me dyer të mbyllura do të mbahet edhe seanca për caktimin e kësaj mase. Lidhur me rastin detaje ka dhënë gazetari Valdrin Daci. Ai në Klan Kosova bëri të ditur se viktima ishte dërguar për ekzaminimin mjekësor, derisa organi i akuzës ka mjaft prova se vepra është kryer. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Mundësia e një sulmi nga Serbia, Deda: S’mund të shpallet as gjendja e jashtëzakonshme pa Kuvend (VIDEO) 14/07/2025
Kosova “As Beogradi s’kish ditë me ma bo kështu” – Gardiani u dënua vetëm pse e njihte Faton Hajrizin (VIDEO) 14/07/2025