Lajmet e fundit

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se sot ka pranuar kërkesën e Hoxhës dhe e liroi atë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
"Në përputhje me legjislacionin në fuqi, kryeministri Kurti, pas propozimit nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, caktoi ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Fehmi Hoti.".
Qeveria e Republikës së Kosovës e çmon kontributin dhe angazhimin e z. Hoxha përgjatë mandatit të tij.
Largimi i Hoxhës nga pozita vjen një ditë pas suspendimit të 11 zyrtarëve policorë në Pejë, si pasojë e trajtimit jo të duhur të rastit të Arlinda Zekajt.
Edhe Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokurorja që kishte trajtuar rastin, Arlinda Nallbani Gacaferri, u pezulluan nga detyra./Klankosova.tv