Rasti Dehari: Shkarkohet kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë NULL NULL 13.03.2023 18:10 13.03.2023 18:10 Ylber Topalli, është shkarkuar nga pozita e kryeinspektorit të Ministrisë së Drejtësisë. Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se Topalli ka bërë një varg shkeljesh në rastin Dehari. “Ylber Topalli dyshohet se i ka marrë kamerat e sigurise nga burgu i Prizrenit para Policisë dhe i ka sjellë në Ministrinë Drejtesisë, duke tejkaluar edhe kompetencat që bart detyra e tij, veprime të cilat kan kontribuar negativisht drejt hetimit të drejtë të vrasjes së Astrit Deharit”, thuhet në njoftim. Tutje thuhet se ai i ka hartuar dy raporte kontradiktore lidhur me rastin. “Në njërin raport, disa ditë pas vrasjes së Astrit Dehari, kryeinspektori Topalli e ka quajtur rastin e Astritit vetëvrasje. Disa ditë më vonë, të njëjtin raport ai e mohon që është i tij edhe pse e ka vendosur nënshkrimin e tij në këtë raport”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.