Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rasti “Dehari”, Sallahu kundërshton kthimin në punë të tre zyrtarëve

NULL NULL
02.06.2023 19:23

Zëvendsministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar pasi Këshilli i Pavarur Mbikqyrës i Shërbimit Civil, ka kthyer në punë tre zyrtarët e kësaj ministrie, të cilët ishin larguar lidhur me rastin e Astrit Dehari.

Sallahu, thotë se Topalli së bashku me Buleshkajn e Zogajn pas asnjë bazë ligjore kanë bartur kamerat nga burgu i Prizrenit, duke e përmendur Dhurata Hoxhën, që në atë kohë ishte ministre e Drejtësisë.

“Këshilli i “Pavarur” Mbikëqyrës i Shërbimit Civil paska kthyer në punë edhe Destan Zogajn e Burim Buleshkajn, të involvuar direkt në rastin Dehari. Të dy sëbashku e bashkë me Ylber Topallin pa asnjë bazë ligjore kanë bartur kamerat nga burgu i Prizrenit drejt në dorën e Dhurata Hoxhes – ish ministre e Drejtësisë”, shkroi Sallahu.

“Organizimi dhe funksionimi kriminal ka adresë. Ftoj sërish PSRK-në të merret me Raportin e Inspektoriatit të Ministrisë së Drejtësisë dhe me procesin e marrjes së këtyre vendimeve nga anëtarët e partive opozitore që e sundojnë KPMSHC-në”.

Sallahu, në lidhje për vendimin për Ylber Topallin e ka quajtur absurd dhe në kundërshtim me provat që ka konstatuar Inspektoriati i Ministrisë së Drejtësisë.

“Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës paska marrë vendim me të cilin e kthen në punë, Ylber Topallin – ish Kryeinspektorin e Ministrisë së Drejtësisë”.

“Vendimi i tillë është absurd dhe në kundërshtim të plotë me faktet dhe provat që i ka konstatuar Inspektoriati i Ministrisë së Drejtësisë. Duket që ato fare as nuk janë lexuar nga ky Këshill”.

“Përveç shkarkimit nga detyra të Y.T, raportin e Inspektoratit për të bëmat e tij, që ndërlidhen me rastin Dehari, e patëm dërguar në PSRK”.

“Duket sheshit që ky Vendim i Këshillit është i ndikuar. Si të tillë do ta kontestojmë në Gjykatë, me kërkesën për masë të përkohëshme njësoj sikur edhe i bëjmë thirrje PSRK që ta adresojë seriozisht Raportin që kemi dërguar, duke përfshirë edhe procesin deri tek kjo vendimarrje absurde dhe e paligjshme”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.