Rasti "Dehari" -Kryeministri në interpelancë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rasti “Dehari” -Kryeministri në interpelancë

NULL NULL
16/03/2018

Kryeministri Ramush haradinaj sot do të paraqitet në interpelancë sipas  sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Pos interpelancës, në seancën e sotme do të bëhet edhe shqyrtimi i Propozim-Programit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018, shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq,etj, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë rendi i ditës:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari,
  4. Shqyrtimi i Propozim-Programit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018,
  5. Shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit,
  6. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-014 për infrastrukturën kritike,
  10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-015 mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale,
  11. Shqyrtimi i Raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016,
  12. Emërimi i dy (2) anëtarëve të Komisionin për verifikim dhe vendosje të pronave,
  13. Emërimi i një (1) anëtari të Komisionit për kërkesa pronësore,