Rastet në rritje me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim NULL NULL 7 days më parë 7 days më parë Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bënë të ditur së nga 275 testime kanë rezultuar pozitiv 43 qytetarë dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve. Kjo ministri duke parë situatën aktuale u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë të imunizohen, transmeton KlanKosova. “Me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes nga infeksioni, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që nuk kanë marrë ende asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, që të vaksinohen, ndërsa qytetarët që i kanë marrë një apo dy doza të vaksinës, ta marrin dozën e dytë, respektivisht dozën e tretë të vaksinës”, është thirrja e kësaj ministrie. “Imuniteti i fituar përmes vaksinimit, me kalimin e kohës vjen duke rënë, prandaj vaksinimi me dozën e radhës (doza e dytë apo e tretë) ndihmon në rindërtimin e imunitetit”.
Kosova Lajçak sot mbyll vizitën në Kosovë, dialogu e të pagjeturit në fokus të vizitës treditore 29.06.2022 8: 09
Kosova Vela i Presidencës: Serbia vazhdon të qeveriset nga politikanë që ishin në qeverinë e Millosheviqit (VIDEO) 29.06.2022 0: 18