Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rastet e fundit, policia përgëzohet për profesionalizëm e efikasitet (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 02.12.2023 20:23

Policia e Kosovës po thuhet se u tregua fort profesionale e efikase në trajtimin e rasteve të ditëve të fundit. Për vrasje e grabitje, policorët vunë në pranga dhjetëra persona.

“Është kry në kohë rekorde dhe efikase, duke pasë parasyshë që kemi të bëjmë me vepra të rënda penale sepse disa nga ta kanë qenë edhe recidivistë, kryerës të mëhershëm të veprave penale”, ka thënë Refki Morina, nënkolonel i pensionuar i policisë.

Rastet e fundit u tha se do të rrisin vetëdijën e qytetarëve për bashkëpunim me policinë, teksa minimizojnë veprat e rënda.

“Në momentin kur kriminelët shohin se Policia e Kosovës po i kryen punët me kapacitete të plota, grupet kriminale do të kenë frikë dhe do të mendojnë se të njejtit nuk mund të sfidojnë policinë”, ka thënë, Bedri Elezi, ekspert i sigurisë.

Policia arriti të arrestojë 7 persona për grabitjen e Suharekës, 3 për vrasjen e Liridona Ademaj-Murselit, teksa prapa grilave u dërguar edhe dhëndrri Edon Bujupi, si i dyshuar për vrasjen e babait të gruas në Lagjen Kalabria.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.