11:03, 30 Maj 2020

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar në 21 vjetorin e rënies heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj.

Haradinaj deklaroi se të ndjerit dhanë kontribut të çmuar në UÇK, transmeton Klan Kosova.

“Ranë për t’i mbijetuar shekujt, më 30 maj 1999, në rrugëtimin e tyre të fundit drejt Arllatit, rrugëtim ky që i shpiu në pavdekësi”.

“Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj dhanë kontribut të çmuar për fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e në fund edhe jetën e tyre, duke mbetur shembull të luftëtarëve shqiptarë, që nuk kursejnë asgjë për Atdheun e tyre. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë