Rashica ‘dridh’ Stambollin, feston titullin me këngën “Oj Kosovë, oj nana ime” (VIDEO) NULL NULL 04.06.2023 22:17 04.06.2023 22:17 Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, është shpallur kampion me Galatasarayin në Turqi. E sot, ylli kosovar kur u ngjit në fushë, pas tij jehonte kënga shqip “Oj Kosovë, oj nana ime”, midis Stambollit. Me flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës, Rashica festoi titullin kampion, duke qenë i shoqëruar edhe nga dy djemtë e tij. Ndryshe, e ardhmja e tij është e pasigurtë pasi i përfundon huazimi me klubin turk në fund të sezonit dhe nuk dihet nëse Galatasary do e blejë. Përndryshe, ai do të kthehet te skuadra e Norwich Cityt, që ka kartonin e tij. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.