Rashani asiston në fitoren e Clermontit ndaj PSG-së NULL NULL 03.06.2023 23:08 03.06.2023 23:08 Paris Saint-Germaini ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit nga Clermont Foot me rezultat 2-3, në xhiron e fundit të Ligue 1. Parisi fillimisht shënoi dy herë me anë të Sergio Ramos dhe Kylian Mbappes. Ndërsa Clermonti u kthye në lojë më pas. Fillimisht Johan Gastien shënoi në minutën e 24’. Ndërsa në fund të pjesës së parë, Mehdi Zeffane e barazoi rezultatin. Në pjesën e dytë, Grejohn Kyei shënoi golin e fitores në minutën e 63’, me asistimin nga futbollisti i Kosovës, Elbasan Rashani. PSG-ja e mbyll sezonin si kampione me 85 pikë, pas 38 ndeshjeve. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Matip i pafat, shënon autogol në minutat shtesë të takimit për t’i dhënë fitoren Tottenhamit 3 days