12:21, 6 Qershor 2019

Toronto Raptors ka realizuar fitore si mysafir i Golden State Warriors me rezultat 109-123 duke rikthyer epërsinë në 2:1 në finalen e NBA-së.

Pavarësisht që Stephen Curry realizoi 47 pikë, u vërejt mungesa e Kevin Durant dhe Klay Thompson që ishin jashtë formacionit shkaku  I lëndimit.

Në anën tjetër, Kawhi Leonard sërish qe lider te kanadezët me 30 pikë, ndërkaq Kyle Lowry i shtoi 23 pikë e nëntë kërcime.

Përballjen e radhës këto dy ekipe do ta kenë pas dy ditësh, dhe kampionët në fuqi do të jenë sërish nikoqirë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë