Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Raportohet se Rusia ka marrë një fshat ukrainas për herë të parë në rajonin e Dnipropetrovskut

NULL NULL
30.06.2025 16:43
Foto ilustruse.

Forcat ruse thuhet se kanë marrë një fshat në rajonin ukrainas të Dnipropetrovskut për herë të parë në luftë.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA citoi një zyrtar me ndikim pro-rus, Vladimir Rogov i cili tha se forcat e Vladimir Putinit kishin marrë kontrollin e Dachne në rajonin e Dnipropetrovskut, raporton Sky News.

Mirëpo, një konfirmim i tillë ende nuk ka ardhur nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

Andriy Kovalenko, kreu i qendrës së Ukrainës për luftimin e dezinformimit, tha në Telegram se “luftimet janë të vështira” në atë zonë, por se nuk kishte përparim deri në orën 13:00.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.