Lajmet e fundit

Klan Kosova ka mësuar nga burimet e veta që kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kanë zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme, i cili tashmë ka përfunduar.
Supozohet se në këtë takim është diskutuar për çështjen e presidentit që e ka vënë vendin në ngërç institucional tash e sa kohë.
Ndërkaq i pari i PDK-së, Bedri Hamza, u takua dje me Kurtin kurse sot deklaroi se mund të takohen sërish në çdo kohë marrë parasysh dinamikat e shpejta.