Raportohet për dhjetëra të vdekur pas tërmetit të fuqishëm në Turqi NULL NULL 06.02.2023 06:22 06.02.2023 06:22 Një tërmet i fuqishëm prej 7.8 shkallë e ka goditur Turqinë. Sipas CNN 17 persona raportohet se kanë vdekur si pasojë e këtij tërmeti. Epiqendra e këtij tërmeti llogaritet të jetë 23 kilomtera në lindje të Nurdagit, në provincën e Gaziantep, raporton Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve, përcjell Klankosova.tv. Pas tërmetit të fuqishëm ka pasur edhe pasgoditje në Turqinë jugore dhe qendrore. Rreth 11 minuta pas goditjes së tërmetit kryesor, pasgoditja më e fortë prej 6.7 ballë ndodhi rreth 32 kilometra në veriperëndim të epiqendrës së tërmetit kryesor. Një tjetër goditje e fortë me magnitudë 5.6 ka ndodhur 19 minuta pas tërmetit kryesor. Nga ky tërmet që tronditi shtetin turk, u prekën edhe Siria dhe Libani. Si pasojë, në Siri vdiqën 42 persona dhe u lënduan mbi 200 të tjerë, shkruan CNN përcjell Klankosova.tv/Klankosova.tv