Raportohet për alarm në aeroportin e Budapestit, udhëtarët ikin me vrap (VIDEO) NULL NULL 29.10.2024 08:45 29.10.2024 08:45 Pamje nga Aeroporti i Budapestit. Mbrëmjen e së hënës është dëgjuar një alarm në Aeroportin e Budapestit. Kështu ka bërë të ditur për redaksinë një lexues i Klankosova.tv, i cili tha se po udhëtonte nga Budapesti për në Tiranë. Sipas tij, alarmi është dëgjuar rreth orës 19:30, mirëpo nuk është e qartë se cila ka qenë arsyeja, përcjell Klankosova.tv. Në pamjet e mëposhtme të dërguara nga lexuesi, shihen qytetarët e pranishëm duke u larguar me vrap nga ajo hapësirë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Vala e të nxehtit në Evropë, mbi 40 gradë Celsius temperaturat në Spanjë, Portugali, Itali dhe Greqi 25 minuta më parë
Kosova Vulaj: LVV të bëjë marrëveshje politike me ndonjë parti tjetër ose të shkohet në zgjedhje 26 minuta më parë