Raporti për vizat, sivjet NULL NULL 06.05.2015 13:57 06.05.2015 13:57 Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka thë se jan duke punuar për të përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave e që sipas tij të pasohen me dërgimin e raportit përfundimtar në Bruksel gjatë këtij viti. Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka thënë se institucionet e Kosovës janë duke punuar në përmbushjen e kritereve të fundit teknike lidhur me liberalizimin e vizave që do të pasohen me dërgimin e raportit përfundimtar në Bruksel gjatë këtij viti. Çollaku këto komente i bëri pas një takimi që pati sot në Prishtinë me shefen e re të Zyrës së Këshillit të Evropës, Isabelle Servoz Gallucci. Ministri i Integrimit i foli mysafires edhe për miratimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ditë më parë në Kolegjin e Komisionerëve, për të cilën Çolllaku se ia ka hapur rrugën nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje së shpejti. Kurse, shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës, Isabelle Servoz Gallucci, ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen dhe bashkëpunimin konform prioriteteve të Qeverisë së Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 12 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 27 minuta më parë