Raporti për Prishtinën, i dobët - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Raporti për Prishtinën, i dobët

NULL NULL
12/05/2015

Raporti 3 mujor i komunës së Prishtinë u cilësua si shumë i dobët dhe me shumë mangësi.

Në fakt këtë vlerësim e dhanë asambleistët e dy partive opozitare ne komunën e Prishtinës LDK e PDK në mbledhjen e Kuvendit Komunal.

Sami Hamiti nga radhët e LDK tha se ne bazë të raportit të prezantuar nga Vetëvendosje që udhëheq me kryeqytetin , shihet se komuna do të ketë shumë më pak të hyra e investime kapitale se sa vitin e kaluar.

Këtë mendim me Hamitin e ndau edhe asambleisti i PDK-së Muhamet Selmani .

Këto dy parti arritën që të largojnë nga rendi i ditës edhe dy pika të cilat kishin të bëjnë me planet rregulluese nga drejtoria e urbanizmit.

Shefat e grupeve parlamentare të këtyre dy partive opozitare gjithashtu thanë do të bojkotojnë çdo projekt që vie nga drejtoria e urbanizmit.