Raporti i ri i CIA-s “rrëzon” tezën se Putini ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016 NULL NULL 03.07.2025 18:24 03.07.2025 18:24 Foto: Reuters Një memo e deklasifikuar e CIA-s, e publikuar të mërkurën, vë në dyshim përfundimet e komunitetit të inteligjencës amerikane që Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 për të ndihmuar Donald Trumpin të fitojë. Raporti u hartua me urdhër të drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, një aleat i Trumpit dhe kritik i hetimeve për Rusinë. Ky dokument vë në pikëpyetje analizën e inteligjencës së vitit 2017, që akuzonte Rusinë – me urdhër të presidentit Putin – për fushatë të fshehtë ndikimi në favor të Trumpit. Megjithatë, ai nuk kundërshton drejtpërdrejt provat që u paraqitën më vonë nga hetime të tjera, përfshirë raportin e Komitetit të Senatit për Inteligjencë të drejtuar nga republikanët në vitin 2020 dhe raportin e prokurorit të posaçëm Robert Mueller, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Raporti i ri thekson disa “parregullsi”, si afate të ngutshme dhe përdorimi i informacionit të pakonfirmuar, përfshirë dosjen Steele – një dokument i financuar nga demokratët që përmbante pretendime të pabazuara për lidhjet e Trumpit me Rusinë. Kritikohet vendimi i FBI-së për ta përfshirë këtë dosje si pjesë të vlerësimit zyrtar, duke e ngritur në mënyrë të padrejtë në nivel të provave të besueshme. Pavarësisht kritikave ndaj mënyrës si u hartua vlerësimi fillestar, raporti nuk ofron prova të reja që e përgënjeshtrojnë ndërhyrjen ruse apo synimin për ta ndihmuar Trumpin. Ekspertët thonë se ky publikim mund të jetë përpjekje për të forcuar narrativën e Trumpit se hetimet ndaj tij janë një mashtrim politik i demokratëve. Megjithëse raportet pas veprimit janë të zakonshme në agjencitë e inteligjencës, publikimi i tyre për publikun është i rrallë. Ratcliffe ka deklaruar se dëshiron të deklasifikojë edhe materiale të tjera që lidhen me çështje të debatueshme publike, përfshirë origjinën e COVID-19 dhe vrasjet e vëllezërve Kennedy. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025
Kosova Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë 03/07/2025