Raporti i ekspertizës së TAIEX-it, pikënisje e zgjidhjes së çështjes së Homologimit NULL NULL 26.06.2019 14:53 26.06.2019 14:53 Oda Ekonomike e Kosovës ka theksuar se është duke përcjellë me vëmendje deklaratat dhe debatet e ditëve të fundit në lidhje me çështjen e kontrollit të automjeteve në rastin e importit në Kosovë. “Duke marrë parasysh faktin qe shumë nga anëtaret e Odës ndikohen nga çdo akt ligjor qe ka efekte ekonomike, ne jemi jashtëzakonisht të interesuar që aktet e tilla të jenë me efekte pozitive për komunitetin e biznesit, duke respektuar standardet evropiane dhe parimet e ekonomisë së tregut”. “Raportet nga instancat e ndryshme të Bashkimit Evropian, përfshirë Raportin e Progresit dhe ekspertizen nga ekspertet e TAIEX-it duhet të jenë udhërrethyes, për vendimmarrje në çdo segment që rregullon tregun e brendshëm”. “Oda Ekonomike e Kosovës është e gatshme të lehtësoje një proces rregullativ në këtë fushë, me përfshirje të gjtiha palëve të interesit, konform standardeve evropiane dhe në harmoni të plotë me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit”, thuhet në një njoftim për media të OEK, transmeton Klan Kosova. Edhe raporti i BE-së thotë se homologimi nuk është monopol (Dokument) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 1 orë më parë