Lajmet e fundit

Kapiteni i Barcelonës, Raphinha, mendon se bashkëlojtari i tij te ky klub, Lamine Yamal, e meriton Topin e Artë.
Yamali arriti të fitojë La Ligën bashkë me Raphinhan, si dhe Kupën e Botës me Spanjën në sezonin që shkoi.
"Statistikat e tij individuale, trofetë me ekipin, magjia që sjell në fushë dhe karizma e tij... nuk ka asnjë dyshim", tha Raphinha për The Guardian.
"Edhe sikur të mos e kisha shok skuadre Laminen, duke marrë parasysh atë që po bën, statistikat dhe trofetë e tij, ai është kandidati kryesor".