Raphinha në formë te Barcelona (FOTO) NULL NULL nga Naim Selmani 30.04.2023 11:59 nga Naim Selmani 30.04.2023 11:59 Futbollisti brazilian Raphinha dal nga dal është duke arritur formë të lartë te skuadra e Barcelonës. Ai asistoi dhe shënoi edhe një herë në fitoren e thellë të Barcelonës 4:0 ndaj Real Betisit. Raphinha bëhet kështu futbollisti i 5-të në La Liga me dyshifror të dyfishtë në asistime dhe shënime. Braziliani ka realizuar 10 gola dhe ka bërë 11 asistime deri tani. Para tij qëndron Antoine Griezmann me 12 gola e 12 asistime. Pastaj vjen Samuel Chukwueze me 13 gola e 11 asistime. Kurse në dy vendet e para kanë dyshja e Realit Vinicius Junior dhe Rodrygo. Ky i fundit i ka 14 gola e 10 asistime. E Vinicius si më i miri me 22 gola e 18 asistime.