Ranë temperaturat, nis edhe shiu NULL NULL 07.05.2015 10:02 07.05.2015 10:02 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se nga sot do të bien temperaturat si dhe do të ketë reshje shiu. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se nga sot do të ketë ulje të temperaturave për 5 deri në 7 gradë celzius. Këto masa të freskëta të ajrit që vijnë nga ana veriore dhe veri-perëndimore e kontinentit gjatë rrugëtimit do të bartin me vete edhe një sasi të konsiderueshme të lagështisë. Reshjet do të nisin në pjesën veriore dhe veri-perëndimore të vendit për tu shtrirë më tej edhe në pjesët tjera. Shiu nëpër disa vende do të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9C deri 12C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 23C deri 25C celsius. Reshje shiu pritet të ketë edhe në fundjavë të cilat gjithashtu do të shoqërohen me shkarkime rrufesh. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 2-11m/s.