Ramush Haradinaj uron zëvendëspresidenten e parë shqiptare në PE Arba Kokalarin NULL NULL 18.09.2019 23:19 18.09.2019 23:19 Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Arba Kokalarin, e cila e bë shqiptarja e parë që u zgjodh si zëvendës presidente e Parlamentit Europian për grupin më të madh parlamentar të Partive Popullore(EPP). Haradinaj tha se nuk ka nder më të madh për Kosovës sesa arritjet e brezit të ri të shqiptarëve, njofton Klan Kosova. “Urime të përzemërta për Arba Kokalarin, shqiptaren e parë që u zgjodh sot Zëvendës-Presidente e Parlamentit Europian për grupin më të madh parlamentar të Partive Popullore (EPP). Nuk ka nder e mburrje më të madhe për Kosovën sesa përjetimi i arritjeve kulmore e meritore të brezit të ri të shqiptarëve në botë. Të priftë e mbara, Arba”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day