13:04, 16 Maj 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se veprimtari Ukshin Hoti ishte intelektual që nuk lejonte korrupsionin e dijes.

Këto deklarata Haradinaj i dha sot në akademinë përkujtimore dedikuar 20 vjetorit të zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, njofton Klan Kosova.

”Ai ishte një intelektual që nuk lejonte korrupsionin e dijes. Jo rastësishtë pushtuesi ju hakmorrë intelektualit duke kryer maskarën më të tmerrshme në Krushë”.

”Ne nuk do të ndalojmë derisa ta fitojmë të drejtën për drejtësi që krimet mos të kalojnë pa u ndëshkuar”.

”Vazhdojmë ta ndriçojmë jetën dhe veprën e Ukshin Hotit”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë