Ramush Haradinaj synon Qeverinë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ramush Haradinaj synon Qeverinë

NULL NULL
05/10/2015

Është dukur pak e çuditshme kur deputetët e Ramush Haradinajt javë më parë gjuanin me vezë në drejtim të kryeministrit, Isa Mustafa, teksa ky i fundit doli të raportonte për marrëveshjet e fundit të nënshkruara me Serbinë.

Komente të njëjta kishte edhe kur Haradinaj dhe opozitari tjetër, Fatmir Limaj, i prinin protestave bashkë me Albin Kurtin e Visar Ymerin për shkarkimin e Aleksandër Jabllanoviqit, derisa protestues të shumtë gjuanin me gurë në drejtim të godinës së Qeverisë.

Imazhe të tilla po vlerësoheshin si krejt normale sikur protestat të organizoheshin nga Lëvizja “Vetëvendosje”, por jo edhe nga dy opozitarët tjerë, Haradinaj e Limaj, pasi që këta të fundit deri më tani pakënaqësitë e tyre politike i kanë shprehur gjatë debateve parlamentare e jo në rrugë e as duke gjuajtur vezë në Parlament.

Burime të gazetës “Zëri”, të afërta me partnerët e koalicionit qeveritar, bëjnë të ditur se pas ngjarjeve të fundit në Kuvend po diskutohet mundësia që edhe AAK-ja të futet në Qeveri. Madje, jozyrtarisht thuhet se nëse Hashim Thaçi do të bëhet president në fillim të vitit të ardhshëm, atëherë ka gjasë që Haradinajt t’i jepet posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm dhe drejtimi i ndonjë dikasteri tjetër qeveritar nga zyrtarët e AAK-së.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në:

http://zeri.info/aktuale/54414/ramushi-synon-qeverine/