Ramush Haradinaj: Sulmi ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi, lajm i keq për vendin

Ramush Haradinaj: Sulmi ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi, lajm i keq për vendin

NULL NULL
1 javë më parë

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sulmi i dytë ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi, pas kërcënimeve të vazhdueshme ndaj tij, është lajm i keq për vendin.

Sipas tij, organet e sigurisë duhet të merren më seriozisht me mbrojtjen e gazetarëve, veçanërisht atyre hulumtues, njofton Klan Kosova.

“Ata që po tentojnë që Kosovën ta paraqesin si një vend të pasigurt, ku cenohet fjala e lirë, përmes sulmeve qyqare, duhet të zbulohen dhe të ndërpritet veprimtaria e tyre shumë e dëmshme për vendin”.

Liria nuk është e plotë pa të drejtën e fjalës. Sulmi i dytë ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi, pas kërcënimeve të…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Dimanche 18 octobre 2020

klankosova.tv