Lajmet e fundit

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Dr. Shpëtim Robajn, në 28-vjetorin e rënies së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar kontributin e Robajt gjatë luftës, duke theksuar se ai u shërbeu luftëtarëve të lirisë në ditët më të vështira.
“Dr. Shpëtim Robaj, 28 vjet në përjetësi. Në ditët më të vështira të luftës, u shërbeve luftëtarëve të lirisë dhe u qëndrove pranë duke shëruar plagët e tyre. E deshe Atdheun dhe e nderove atë deri në flijim”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.
Ai ka përkujtuar kështu figurën e Robajt dhe sakrificën e tij gjatë luftës.
