17:46, 16 Maj 2019

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin Abaz Thaçin në 20 vjetorin e rënies së tij.

Haradinaj ka thënë se Abazi do të mbetet përherë model se si mbrohet dhe si duhet atdheu, transmeton Klan Kosova.

“Në Brigadën 138 “Agim Ramadani” u bashkuan shumë djem të zot të kombit në luftën për lirinë dhe të drejtën tonë. Në 20-vjetorin e rënies, kujtojmë me nderim Heroin e Kosovës, Abaz Thaçi”.

“Rritur në frymën atdhetare dhe i gatshëm për sakrificë, Abazi, një luftëtar shembull shqiptar, do të mbetet përherë model se si mbrohet dhe si duhet atdheu. Lavdi e përjetshme”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë