20:42, 6 Korrik 2020

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se me pikëllim e ka marrë lajmin për vdekjen e Hajrullah Goranit.

Ai ka thënë se profesori që edukoi brezat do të kujtohet gjithmonë, njofton Klan Kosova.

“Do e kujtojmë gjithmonë si profesorin që edukoi brezat, kryesindikalistin që organizoi punëtorët kosovarë gjatë kohës së okupimit, por edhe si përkrahës e frymëzues i Luftës Çlirimtare”.

“Ndajmë dhembjen me familjen Gorani dhe të gjithë bashkëveprimtarët e Dr. Hajrullahut.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë