20:43, 11 Shkurt 2019

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey ka nënshkruar parakontratë që t’i bashkohet kampionit të Italisë, Juventusit si agjent i lirë në fund të sezonit të tanishëm.

BBC raporton se uellsiani me marrëveshjen e nënshkruar do të përfitojë 440 mijë në javë, duke u bërë futbollisti më i paguar nga Britania e Madhe kur merret parasysh rroga bazë, transmeton Klan Kosova.

28 vjeçarit në verë i skadon kontrata me Topçinjtë, me të cilët nuk ka pranuar që të vazhdojë edhe më tutje për shkak të kushteve të ofruara.