Ramsdale tregon edhe për sa vjet dëshiron të qëndrojë tek Arsenal - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ramsdale tregon edhe për sa vjet dëshiron të qëndrojë tek Arsenal

NULL NULL
nga Shpend Spahija 14.03.2023 09:26

Portieri i Arsenal, Aaron Ramsdale, pas fitores 0-3 ndaj Fulham, ka treguar se dëshiron të qëndrojë për një kohë të gjatë tek londinezët.

“Tek Arsenal e shoh vetën time edhe për 10,12,15 vjet, ky është qëllimi, të qëndroj në maje për aq kohë. Shpresoj që nuk do të largohem kurrë nga ky klub dhe të bëhem një lloj heroi dhe legjende këtu”, tha Ramsdale.

24 vjeçari ishte transferuar tek Arsenal në vitin 2021 nga Sheffield United për 28 milionë euro dhe tash është një nga shtyllat e ekipit të Mikel Arteta.