Ramosaj për Shoqatën e Gjuetarëve të Deçanit: Njerëz të pasionuar, të organizuar në harmoni

Ramosaj për Shoqatën e Gjuetarëve të Deçanit: Njerëz të pasionuar, të organizuar në harmoni

NULL NULL
2 months më parë

Kandidati për të parin e Deçanit nga radhët e AAK-së dhe njëherit kryetari aktual i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, është takuar të premten me pjesëtarë të Shoqatës së Gjuetarëve të Deçanit “Agim Selmanaj”.

Ai i vlerësoi ata si njerëz të pasionuar, të organizuar në harmoni dhe mirëkuptim të plotë, njofton Klankosova.tv.

“Ju shpreha përkushtimin që me kënaqësi do të jemi mbështetës i tyre me gjithë potencialin dhe kompetencat si kryetar i komunës!” shkroi Ramosaj në një postim në Facebook.

Tutje kandidati për kryetar të Deçanit i falënderoi gjuetarët për sipas tij, mbështetjen dhe besimin e tyre.